Komisioni Hetimor për TIMS debatoi për më shumë se 1 orë nëse dëshmia e Muhamet Rrumbullakut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duhej të bëhej me dyer të hapura ose jo.

Gjatë debateve nuk kanë munguar batutat mes deputetëve, ndërsa në fund me votat e socialistëve u vendos që Komisioni të zhvillonte mbledhjen me dyer të mbyllura. Vendimi u mor me 8 votat e deputetëve të PS-së, pasi më parë Kreu i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, tha se dëshmia e tij përbënte sekret.

Pjesë nga debatet

Ervin Salianji: I latë gazetarët të presin pas porte.

Toni Gogu: Shiko z. Kryetar se ju e keni zakon që bëni show, harruat të njoftoni gazetarët pasi përfundoi dëshminë ministri i Brendshëm dhe tani fajësoni Komisionin. Keni një kërkesë paraprake ose deklaratë paraprake nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që kërkon që dëshmia të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit, të të dhënave sensitive që mund të dalin.

Ervin Salianji: Kanë filluar punë drejtorët në Policinë e Shtetit 20 ditë para se të hapeshin aplikimet, pavarësisht se janë refuzuar. Pavarësisht është në masë arresti, vijon ai të jetë drejtor. Keni kapur këtë elementin e shoë-ut televiziv, këtu, te Rai, te Bildi… Në fakt kjo është katandisja që i keni bërë ju Shqipërisë dhe që po e turpëroni nga dita në ditë. Transparenca than çdo kalbëzim. Ça frike keni nëse nuk ka shkelje?  Edhe ju hahet, edhe ju djeg! Thoni që doni ta mbroni paligjshmërinë, ne do e çojmë deri në fund këtë komision, hapur, mbyllur, fshehtas. Nëse doni ta bëjmë në bodrum dhe keni frikë nga drita, ça jemi ne? Lakuriqë nate? Ç’është ky muhabet mo?! Këtu do vendosim bashkë! Tha një propozim nënkryetari i komisionit nga një kërkesë që paskan bërë. Ikën me vrap se mos ishin kamerat herën e kaluar. Ju e njihni këtë fakt prandaj e keni çuar në Këshillin e Rregullores. Si e doni ju ta bëj këtë paligjshmëri, me vullnetin politik?.

Ramadan Likaj: Nëse ky komision vijoi punën 3 orë, iu bënë pyetje ministrit. Ne nuk morëm ndonjë dokument të klasifikuar. Duhet që ne të vazhdojmë seancën e hapur për publikun. Nëse drejtori i përgjithshëm, ka dokumente të klasifikuara, mund të të thotë nuk përgjigjem.  Unë mendoj që mazhoranca këkron me çdo kusht seancën me dyer të mbyllura. Për çfarë? Kur ne duam të zbardhim sa më shpejt se çfarë ka ndodhdur me sistemin TIMS. Publiku duhet ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë sistem. Dokumente ka sa të duash. Nuk e di ku ishte ai dokument i klasifikuar.

Xhemali Qefalia: Varet si ju e lexoni shkresën…

Ervin Salianji: Parsh e lexojmë, jo mbrapsht!

Xhemali Qefalia: Nëse drejtori i Policisë mendon se mbledhja duhet të jetë e hapur, atëherë po. Pse duhet të bëjmë debat me njëri-tjetrin?!

Ervin Salianji: Gjithçka që është sekret shtetëror ta bëjmë me dyer të mbyllura.

Lefter Gështenja: Edhe dëshmia që dha ministri i Brendshëm nuk kishte asnjë sekret, nuk na u tha ndonjë sekret i klasifikuar. Këtu ishim në komision dhe nuk kishte sekrete. Mendoj se mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të hapura, publiku të njihet me atë që ka ndodhur, edhe për hir të transparencës.

Nasip Naço: Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm përbën sekret, qoftë edhe për atë dëshmitarin tjetër që pret. Pse kërkoni, qoftë edhe pa dashje të shkelni ligjin. Nga dëshmia e drejtorit mund të jepen detaje që mund të ndihmojnë atë dëshmitarin tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: