Njerëzit të cilët përdorin shumë rrjetet sociale janë të ekspozuar shumë ndaj depresionit, ka treguar studimi i fundit.

Instituti kombëtar për shëndetin mendor në SHBA ka kryer një studim në lidhje me rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre tek njerëzit, shkruan lajmi.net. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një lidhje tepër të ngushtë mes rrjeteve sociale dhe depresionit tek të rinjtë.

Studimi gjithashtu ka vërejtur se niveli i depresionit rritej me rritjen e kohës së përdorimit të rrjeteve sociale brenda javës.

Por ndërlidhja mes depresionit dhe rrjeteve sociale është komplekse dhe ende duhen studime më të detajuara për të kalkuluar faktorët tjerë që mund të ndikojnë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: