TIRANE

Javën e kaluar Sabri Fejzullahu në një intervistë u shpreh se Flori Mumajesi i blen klikimet, pasi është e çuditshme që të arrijë 3 milionë për 1 ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Flori reagoi ndaj kësaj deklarate me një postim në Instagram por me sa duket kjo çështje nuk është mbyllur ende. Ndërsa Sabri Fejzullahu nuk kishte reaguar pas shkrimit të Mumajesit, por ditën e sotme ka vendosur të bëjë një postim Instagram.

Ai ka bërë një “Instastory”, që i drejtohet Florit. Sabriu ka publikuar deklaratën e kantautorit, ndërsa e shoqëron me disa emoji zemrash.
Sabriu nuk kishte shkruar asgjë tjetër në këtë postim dhe nuk dimë si ta marrim. Çfarë ka dashur të thotë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb