PRISHTINE- Këngëtari kosovar Blero Muharremi po hetohet nga prokuroria. Të paktën kështu raportojnë mediat kosovare. Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe prokurori Atdhe Dema.

“Po ky person është nën hetime, jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër”, ka thënë prokurori Dema, ndërsa nuk ka dhënë detaje se për çfarë po hetohet këngëtari. “Arbëresh.info” shkruan se javën e kaluar Blero ka qenë në Prokurori, fakt të cilin e ka konfirmuar edhe vet.

“Nuk komentoj për këtë rast”, ishte shprehur ai. Ndërkohë “Kosovarja” shkruan se Blero para dy viteve ka qenë intervistuar nga Policia e Kosovës për armë mbajtje pa leje. Aktualisht nuk dihen detaje rreth faktit se për çfarë po hetohet Blero, ndërkohë pritet reagimi i tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: