Biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani ka bërë një postim në Insta Story, një shënim ku ai shpjegon se “shumë gjëra kanë ndodhur dje në lidhje me çështjen e Parashqevisë”.
Ai shkruan se sot do të na tregojë disa fakte në lidhje me situatën dhe shprehet se është një situatë shumë e komplikuar. Ilirjani nuk jep më asnjë detaj tjetër.
”Shumë ndodhën sot në çështjen e Parashqevi Simakut! Nesër do ju njoftoj me mendimet e mia dhe disa fakte! Histori e komplikuar dhe e trishtë! Dramë shqiptare!”, shkruan Elton Ilirjani.
Parashqevi Simaku dita ditës po e merr veten pasi u zbulua që ajo jetonte si e pastrehë deri pak javë më parë në metronë e New York-ut dhe tani është nën kujdes të vazhdueshëm nga Ilirjani.
Shumë pikëpyetje ka përsa i përket jetës që ajo ka bërë si e pastrehë, si ka jetuar, si është dukur dhe çfarë ka bërë.
(BalkanWeb)