TIRANË

Ndoshta për herë të parë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur mbrëmjen e sotme për një temë të thënë më shumë skutave se në mënyrë publike. Në emisionin “A Show” në News24 përballë gazetarit Adi Krasta, ministri Bushati ka folur për shumë çështje të rëndësishme të politikës së jashtme por ka folur edhe për Brazilin dhe vizitën e tij atje.

Adi Krasta: Ja ku ka mbërritur Ministri Jashtëm në studio. Zoti Bushati, përshëndetje. Më vjen shumë mirë që sot je në televizion. Ti bën rrallë televizion, po?
Ministri Bushati: Normalisht, as shumë as rrallë.

Çfarë ka ndodhur në Brazil?
Momentalisht është zgjedhur Presidenti i ri i Brazilit.

Jo, gjatë një vizite që është folur shumë në Shqipëri kur ju keni qenë atje?
Unë kam qenë në një vizitë në Brazil dhe në Argjentinë, si pjesë e turit në Amerikën e Jugut, të cilat janë vende të rëndësishme, por që rrihen pak nga ne.

Ju u shqetësuat që në Shqipëri zien flluska e thashethemit online dhe ku secili nga ne ka qenë objekt, por ne e dimë se punojmë… Po ju si e përballoni këtë logjikën që mund të përfundoni në disa tituj të tmerrshëm?
Absolutisht, kjo është thjesht një histori e sajuar me shpifje 6 muaj apo 1 vit pasi ka ndodhur vizita në Brazil.

Në fakt për hir të së vërtetës kështu dalin zakonisht.
Më të cilën si gjithmonë doktori ka qenë megafoni kryesor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb