Ndërsa prodhuesit e telefonëve kanë për tendencë të tregojnë avancimet më të fundit të teknologjisë kur prezantojnë një model të ri, një anketë zbulon atë se çfarë blerësit kërkojnë në të vërtetë nga një telefon.

Sipas saj, jetëgjatësia e baterisë është tipari më i rëndësishëm për ta ndjekur nga lehtësia në përdorim, memoria dhe rezistenca.

Interesante është të mësojmë se avancimet më të fundit në teknologji janë ato që më së pakti ngjallin interes si realiteti virtual dhe i shtuar, apo teknologjia e njohjes së fytyrës.

Cilësia e kamerës është një tjetër tipar shumë i rëndësishëm për blerësit, raporton PCWorld.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: