Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, u shpreh se të premten, në hapjen e fushatës zgjedhore të PD, LaCivita do të marrë pjesë, sikurse e ka konfirmuar më herët dhe kreu i PD, Sali Berisha.
Zhulali tha se “ne e kemi marrë LaCivita për të drejtuar fushatën, por ne i flasim qytetarëve përmes shqetësimit të tyre.
“Ne i flasim qytetarëve për programin, kurse Rama flet përmes Bloomberg. Nesër pritet që Berisha të shpalosë programin e PD, të paraqesë ekipin e tij, njerëz me integritet që kanë marrë përsipër. Kemi marrë mbështetje ndërkombëtare”, tha Zhulali.
(BalkanWeb)