Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se çdo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb