Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, Blero Muharremi rrëfeu se prej disa muajsh ishte në një lidhje me një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën si askush tjetër më parë. Deklaratat e dashurisë për partneren nuk munguan nga Blero dhe dukej se kësaj radhe këngëtari kishte gjetur dashurinë e vërtetë.

Mirëpo, një postim i tij në Story ka nxitur dyshimet se mund të jetë ndarë.

“Qëndro single derisa dikush ta plotësojë jetën tënde në një mënyrë që të të bëjë të ndihesh më mirë se të jesh single. Përndryshe nuk ia vlen! Gëzuar për një jetë të bukur!” -shkroi Blero.

Nëse jeta personale e Bleros mund të mos jetë në ditët e saj më të mira, ajo profesionale po. Kjo pasi këngëtari ka paralajmëruar një album të ri, ku ka lënë të kuptohet se do të rrëfehet edhe historia e jetës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: