TIRANE- Java që lamë pas kulmoi me vizitën e Prokurorit Kombëtar italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho si dhe me sekuestrimin në Durrës të 613 kg kokainë. Pavarësisht se të dyja ngjarjet ishin sensitive, janë kamerave janë prodhuar edhe momente humori.

Kështu në një nga sekuencat e rubrikës humoristike të kësaj jave, pjesë e emisionit “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24” ishte dhe angazhimi i Federico Cafiero De Raho që gazetarët të ishin gati njëkohësisht gjatë deklaratës së tij për mediat, ndërsa nuk munguan as batutat. “Avash-avash. Një moment, gjithsesi unë nuk flas deri në momentin që të gjithë të organizohen. Mos u shqetësoni, nuk flas. Avash avash. Të gjithë mirë? A jeni mirë? U organizuat”, thotë plot humor prokurori italian. Të njëjtin kujdes ka treguar për mediat dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Mes momenteve pikante ishte dhe një histori e treguar nga ish-presidenti Alfred Moisiu. “Ishte luani, dhelpra dhe gomari. Zunë një lepurur dhe ia çojnë luanit. Doli gomari që ta ndante lepurin dhe e bëri atë në tre pjesë, kokën ia vuri para luanit. ‘Kjo është ndarja?’ tha luani, ‘Si urdhëron madhëri’ tha gomari. Gomari u vra dhe po tundte këmbët. Ngrihet dhelpra në këmbë dhe i thotë luanit; Madhëri ta ndajë unë?. Pasi e ndau të gjithë pjesën ia dha luanit dhe një kockë e mbajti për vete. Luani e pa dhe tha; zonja dhelpër ku e mësuar kështu ti? Ajo ia priti; kam mësuar nga ai që po tund këmbët aty (për gomarin)”, tha Moisiu.

Syrit të kamerave nuk i ka shpëtuar as një moment në podium i kryeparlamentarit Gramoz Ruçit apo edhe mesazhet e deputetes së PD-së Grida Duma. Për më tepër shihni videon gazmore që publikon ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb