Funksioni më i fundit në Instagram ju lejon të pasuroni më tej ‘Reels’-in tuaj.

Instagram, platforma e ndarjes së fotove dhe videove në pronësi të Meta, ka njoftuar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë audio skedarë të shumtë në “Instagram Reels”.

Deri më tani, përdoruesit mund të shtonin vetëm një temë muzikore.

Funksioni i ri tashmë ka filluar të shpërndahet për një numër të caktuar përdoruesish në mbarë botën.

Adam Mosser, kreu i Instagram, njoftoi në platformë se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shtojnë deri në 20 audio skedarë audio në Instagram Reels-in e tyre.

Kur përdoruesit e Instagram shtojnë këngë të ndryshme në Reel-in e tyre, ajo audio përzierje shënohet se u përket përdoruesve dhe gjithashtu u lejon të tjerëve ta përdorin dhe ta ndajnë atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: