TIRANË- Megjithëse një vizitë relativisht e shkurtër, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka takuar dhe ka folur nga afër me një pjesë të rëndësishme të politikanëve shqiptarë.

Gjatë takimit me opozitën, Kerry duket se ka pasur një diskutim të veçantë dhe të afërt me deputeten demokrate, zonjën Jorida Tabaku. Siç duket edhe në foto, ai është ndalur për disa çaste duke biseduar me të, në prani edhe të përfaqësuesve të tjerë të opozitës. Por se për çfarë kanë biseduar Kerry-Tabaku, kjo nuk dihet ende.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: