Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Volswagen njoftoi se po përgatit terrenin për të mbyllur fabrikat e prodhimit të makinave në Gjermani, një lëvizje e ngjashme ka ardhur edhe nga firma “Volvo”.

Grupi suedez në pronësi të Geely ka qenë i pari në mesin e prodhuesve tradicionalë të makinave që premtoi një kalim të plotë në elektricitet dhe mbetet i vendosur në arritjen e këtij objektivi.

Jim Rowan, shefi ekzekutiv i Volvo, ka fajësuar ndryshimin e kushteve të tregut për një gjë të tillë.

“Ne do të jemi gati që të shkojmë plotësisht drejt prodhimit vetëm të makinave elektrike deri në fund të kësaj dekade. Tranzicioni kompleks ka të ngjarë të zgjasë edhe disa vite të tjera”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb