TIRANE

Pak javë më parë, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu pranuan se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Pas ndarjes është përfolur shumë për lidhje të reja të dy këngëtarëve, por që janë mohuar nga çifti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por mbrëmjen e djeshme Mimoza Shkodra është shfaqur në rrjete sociale e veshur nuse përkrah këngëtari Adrian Gaxha, i cili është veshur si dhëndër.

Pavarësisht se në foto gjithçka duket si dasmë e vërtetë e Mimozës dhe Adrianit, në fakt e vërteta është ndryshe. E gjithë kjo është përgatitur për emisionin e përvitshëm ‘Op Labi Party’, i cili organizohet nga moderatori i njohur, Labinot Gashi.

Personazhe të famshëm mblidhen të gjithë bashkë për të festuar festat e fundvitit dhe kalojnë një mbrëmje të gjatë mes këngëve e lojërave te ndryshme. Kjo tregon se “martesa e Mimozës dhe Adrianit” është e gjitha pjesë e “lojës” së emisionit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb