GREQI- Pas incidentit në detin Egje kur një anije turke përplasi atë të Greqisë, me sa duket “paqja” mes të dyjave është e largët. Tensionet mes dy vendeve janë rikthyer që prej ditës së djeshme kur dy ushtarë grekë u kapën në territorin turk, teksa patrullonin në zonën e Kastanies në Evros.

Sipas mediave greke, ushtarët e kapur janë mirë me shëndet, por në rast se më herët, për ngjarje të tilla në një zonë ku kufiri mund të kalohet padashje, zgjidheshin në nivele të ulëta drejtuesish, tani është dashur ndërhyrja dhe negociatat e zyrtarëve në nivele të larta.
greqi
Sipas Zougla.gr, e cila iu referohet burimeve të ushtrisë greke, kapja e ushtarëve mund të cilësohet e qëllimshme, pasi bëhet fjalë për një zonë të pyllëzuar, ngatërresa të cilat kanë ndodhur edhe në të kaluarën por nuk janë znadhuar kaq shumë.

Zougla.gr shkruan ndër të tjera se rasti madje është trajtuar edhe në gazetat më me zë në Turqi si “Hurriyet” dhe “Milliyet” të cilat kishin në faqe kryesore titujt: “Dy ushtarë grekë u arrestuan në Evros”.

E ndërsa grekët e cilësojnë të stisur dhe të fryrë këtë rast, mësohet se autoritetet turke kanë nisur tashmë procedurat për kthimin e ushtarëve në Greqi, pas verifikimeve.

Situata e krijuar mes dy vendeve ka vënë në alarm repartet ushtarake greke në ishujt dhe zonat kufitare pranë Turqisë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: