Ambasada greke në Kiev do të qëndrojë e mbyllur sot për publikun për arsye sigurie pasi ekziston frika e fortë e një sulmi ajror nga Rusia. Në njoftimin përkatës thuhet:

“Ambasada e Greqisë, për arsye sigurie, sot do të qëndrojë e mbyllur për publikun. Ju lutemi, pasi shmangni lëvizjen dhe qëndroni në vende të sigurta”.

Megjithatë, si personeli edhe ambasadori Alexandros Dimitrakopoulos mbeten në ambasadë pasi ndërtesa ka një strehë nëse është e nevojshme.

Një alarm u dha të mërkurën në mëngjes në ambasadën amerikane në Ukrainë pas informacioneve për një sulm të mundshëm ajror”.

Pas këtij informacioni, zyrtarët e ambasadës vendosën mbylljen e përkohshme të saj.

“Për arsye paraprake, ambasada do të qëndrojë e mbyllur dhe punonjësit do të qëndrojnë në shtëpi. Ambasada e SHBA u bën thirrje amerikanëve që të jenë të përgatitur për të kërkuar strehim menjëherë në rast të një alarmi sulmi ajror”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA në Kiev.

Më parë Reuters raportoi se Kievi ishte nën sulmet ajrore ruse dhe se sistemet ukrainase kundërajrore po përpiqen t’i rezistojnë sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb