TIRANË

Presidenca do të ketë nesër në mesditë një dalje për mediat. Burime zyrtare nga Presidenca bënë me dije se një konferencë shtypi do të mbahet nesër në orën 12:00. Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i konferencës por sigurisht që situata politike dhe komentet për krizën nuk mund të mungojnë.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama pritet të dalë para mediave nesër pak më herët. “Nesër në orën 11.00 në Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njoftoi sot Kryeministria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb