Dashnor Sula, deputet i PD-së, duke folur për protestën e 7 tetorit që është thirrur nga Partia Demokratike, tha se nuk bën pjesë në kupolën e lartë të opozitës për të ditur detaje specifike lidhur me atë që pritet të ndodhë.
Në rubrikën “Opinion” në News24, Sula tha se detyra e çdo deputeti është që të kontaktojë qytetarët, të punojë për një protestë madhështore.
“Detyra jonë është të punojmë, bashkë me strukturat, për një protestë madhështore. Por nuk jam në dijeni të detajeve”, tha Sula.
Ai tha se opozita duhet patjetër të vazhdojë kursin që ka nisur. “Arroganca e këtij pushteti nuk pyet më për askënd. Këta mendojnë se i përket gjithçka, këta mendojnë se shqiptarët duhet të hanë bukë kur i thonë këta, duhet të marrin frymë kur i thonë ata. Këta kanë harruar gjithçka tjetër”, tha Sula.
(BalkanWeb)