Kryeministri Edi Rama do të jetë gjatë fundjavës në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.
Në takimin me liderët europianë, pritet që kreu i qeverisë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.
Ndërsa kemi disa vite që procesi ynë integruar është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, pritshmëritë janë që në vjeshtë kjo gjë të ndryshojë.
Kujtojmë se procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.
Ky është edicioni i 19-të i forumit GLOBSEC, i cili do të zgjasë për tri ditë nga 30 gushti deri më 1 shtator të vitit 2024. Forumi GLOBSEC synon të theksojë rëndësinë e rritjes së ruajtjes së stabilitetit global.
Forumi GLOBSEC do të mbledhë liderë nga qeveritë, bizneset, akademitë dhe OJQ-të për të hartuar strategji për të trajtuar një mori sfidash me të cilat përballet bota aktualisht.
(BalkanWeb)