Kur sot Gjykata Kushtetuese publikoi sot përbërjen e saj, ku Marsida Xhaferllari ‘de fakto’ u shpall anëtare e këtij institucioni ku emri i Arta Vorpsit doli ‘jashtë loje’, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pohoi maxhoranca është pro zgjidhjeve ligjore.

Ministrja tha në ‘Real Story’ në “News24” se nuk është por ‘luftës’ apo kundërpërgjigjeve me të njëjtat ‘armë’ ndaj presidentit Ilir Meta. Mes të tjerash ajo tha se shkeljet që sipas saj ka bërë kreu i shtetit duhet të përfshihen në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.

Gjonaj: Ne s’do presim Gjykatën Kushtetuese. Jemi për zgjidhje ligjore. S’jam dakord në opinionin tim që ta mendojmë si ‘luftë’ apo kundërpërgjigje me të njëjtat armë (kundërpërgjigje ndaj Metës).

Ndërhyn Sokol Balla: Të luash tenis kur dikush vesh doreza boksi…Ju po shfaqeni me dobët…

Gjonaj:
Nuk mendoj se jemi në momentin për të menduar se kush është më i fortë apo më i dobët. Nuk e përcakton dot shumica dhe s’mund të ndërhyjë në një zgjidhje. Çështja duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha këto shkelje që Meta ka bërë për emërimin e Gjykatës Kushtetuese, duhet të përfshihen në Komisionin Hetimor. Me rregulloren, ndryshon objekti dhe zgjatet dhe afati. Është procedurë njësoj siç u ngrit dhe Komisioni në fillim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb