Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zgjatën për disa orë. Por në përfundim të saj, teksa zbrisnin shkallët e Kryesisë së Kuvendit janë fotografuar nga LSA disa eksponentë e figura të njohura të kësaj force.

Zv.kryeministri Erion Braçe është fotografuar teksa përqafohej e diskutonte me Eglantina Gjermenin. E qeshur ka dalë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Po ndryshe nga ta është shfaqur ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Ai është parë disi i ngrysur pas mbledhjes. Seriozitetin e mbledhjes e ka ruajtur edhe jashtë edhe vetë kryeministri Rama.

Kujtojmë që sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama foli për marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën dhe Gjermaninë. Rama madje shtoi faktin se Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: