“E pabesueshme”, “Një çmenduri”: këto fjalë dhe të tjera si këto lexohen thuajse në të gjitha faqet e para të mediave angleze mëngjesin pas mbrëmjes së fundit në Ligën e Kampioneve. Sigurisht, gjithçka i referohet sfidës spektakolare mes Manchester City dhe Tottenham, që dhuroi një festival golash. Spektakli në këtë sfidë ze një pjesë të mirë të komenteve, por nuk mungojnë edhe kritikat në drejtim të Pep Guardiolës, që lidhen me shpenzimet marramendëse dhe me zhgënjimin e përhershëm në Champions. Por, gazetat angleze nuk e fshehin edhe krenarinë se dy prej skuadrave të Premier Ligës do të luajnë në gjysmëfinalet e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Spektakli që dhuroi “derbi britanik” në Champions ka marrë hapësirë edhe në të përditëshmet Europiane, ndërsa mediat spanjolle çojnë mendimin e tyre më larg, duke folur për atë që konsiderohet si finalja e parakohshme mes Barcelonës dhe Liverpulit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më së shumti, gazetat katalunjase i bëjnë jehonë të madhe kësaj sfide, që sipas tyre do të përcaktojë se cilët do të jenë favoritët kryesorë për të ngritur trofeun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe përpara ndeshjes pa shumë besim, gazetat sportive portugeze e kanë përcjellë pa shumë nota kritike humbjen e Portos 4-1 në shtëpi nga Liverpuli dhe eliminimin e skuadrës luzitane nga Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: