Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë”. Takimi është zhvilluar në selinë e PD, në orët e para të mbrëmjes së sotme.

“BalkanWeb” mëson se temë kryesore diskutimi mes dy krerëve të opozitës ka qenë Reforma Zgjedhore, dhe pikërisht strategjia që ata do të ndjekin në vijim. Reforma Zgjedhore është kthyer ditët e fundit në temë kryesore diskutimi, teksa është dhe një ndër kushtet e Bundestagut gjerman që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

329ca788 Ca86 4e67 Ac8c 919ff5105031
329ca788 Ca86 4e67 Ac8c 919ff5105031

Ky takim vjen vetëm një ditë pas tryezës së OSBE për Reformën Zgjedhore, ku mori pjesë edhe opozita e bashkuar, e cila propozoi ngritjen e një forumi të drejtuar ose survejuar nga ndërkombëtarët dhe të përbërë nga mazhoranca dhe opozita, me një përfaqësim të barabartë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb