Ndonëse u përjashtua nga punimet e seancës plenare, me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij.

Pasi ndezi disa tymuese, ai tentoi dhe t’i vinte flakën disa karrigeve. Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, Noka si fillim shfaqet duket folur me Berishën dhe Edi Palokën dhe më pas shkon drejt foltores.

Pasi merr disa letra dhe i ndez, tenton që t’i hedhë ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës.

Për më tepër shihni videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: