Nga: Dietologia Blerina Bombaj

TIRANE – Shega është një frut me force antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shume faktorë të rrezikshëm, sic jane radikalet e lira që prodhohen në organizem natyrshëm dhe që shtohen së tepërmi nga menyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkoli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.
Sheget dhe kanceri i mushkrive
Në një nga studimet për këtë frut, është vënë re se lëngu i shegëve që përftohet nga shtrydhja, ka rezultuar te ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj ekpserimental. Deri me sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është nje lajm shume i mire. Sidomos për personat që janë duhanpires, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh, në krahasim me ata që nuk pinë duhan.
Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.
Kanceri i mushkrive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.
Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.
Shegët luftojnë plakjen
Studime të fundit tregojnë se një substancë që gjendet te sheget, mund të përpunohet nga mikrobe të florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim tëprodhohet nje molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo melokulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftesinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze ne muskuj duke evituar keshtu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.
Kombinimi ideal
Ështe zbuluar se lengu i shegËs i kombinuar me 2-3 hurma Arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemoragjisë cerebrale. Kjo do te ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave vec e vec.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb