TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në Tëitter për protestën e opozitës.

Duke iu referuar tensioneve e dhunës, Spiropali shkruan se opozita po jep dëshminë e degradimit të skajshëm logjik dhe rrënimit të shpejtë politik dhe se kusurin do ta marrë në qershor.

“S’ke ç’i bën, këta janë në fakt! Sot thjesht po japin dëshminë më flagrante të degradimit të skajshëm logjik dhe rrënimit të shpejtë politik. Çfarë të mjerësh! Kusurin do ta marrin sa dhe si e meritojnë në qershor, faturën në 2021”, shkruan Spiropali.

Spiropali
Spiropali

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb