Drejtori i Institutit të Ndërtimit në Shqipëri Agron Hysenlliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për tërmetin e rënë në vend, duke thënë se pasojat nuk ishin të rënda.

Hysenlliu u shpreh se tërmeti ishte goxha i madh dhe pasojat nuk ishin të rënda. Sipas tij, kjo tregon se puna e inxhinierëve të ndërtimit ka qenë e mirë.

Në tërësi, objektet e vjetra kanë probleme. Tërmeti që ka rënë në vendin tonë, meqë jam në terren dhe kam parë gjitha godinat, e ata kanë rezistuar. Kjo tregon se kolegët e mi inxhinierë kanë punuar me ndershmëri dhe përpikmëri. Kjo dëshmon më së miri se inxhinierët kanë punuar mjaft mirë. Hyn në tërmetet e mëdhenj dhe ndërtimet e mëdha kanë rezistuar”, tha Hysenlliu.

Agron Hysenlliu deklaroi se testi i madh kaloi dhe se tek qytetarët nuk duhet të ketë as panik e as frikë.

“Ky ishte një test i madh. Derisa objektet kanë rezistuar me një tërmet 5.8 ballë, tregon se ata janë të forta. Në inxhinieri nuk thuhet nëse ky objekt bie ose jo. Ne themi ka risk. Objektet e vjetra kanë risk më shumë për të rënë. Vjetërsia e objektit e bën atë më të dobët, edhe për shkak të përdorimit, duke humbur fortësinë e tyre. Objektet e reja janë bërë me një hekur dhe beton të një shkalle të lartë. Lidhja e hekurit dhe betonit është rritur në shkallë të lartë. Ky ishte test i madh për ndërtimet në Tiranë, Elbasan, Durrës etj dhe tregon se inxhinierët shqiptarë e njohin fushën e ndërtimit”, tha Hysenlliu.

Agron Hysenlliu theksoi se do të bëhet hetim për çdo banesë, nëse ajo reziston apo jo dot ndaj tërmeteve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb