PRISHTINE-Për më shumë se shtatë orë, 57 punëtorë të Minierës “Trepça” qëndruan të ngujuar brenda në minierë.

 

Minatori Shefqet Cimili që doli me grupin e tretë të këtyre punëtorëve nga horizontet nëntokësore të “Trepçës”, u ankua për mungesë ushqimi e uji.

 

“Nuk ka pasë as ushqim, s’ka pasë as ujë. Më ka mungu gjithçka, po shyqyr që dolëm”, tha Cimili.

 

Ai doli me liftin me të cilin transportohet xehja. Dalja me një lift të tillë është shumë e mundimshme, pasi nuk është në funksion për njerëzit. Minatorët gjatë tërë rrugës që i nxorrën mbi sipërfaqe qëndruan të kërrusur.

 

Çdo dalje e minatorëve u shoqërua me duartrokitje të njerëzve që po qëndronin në pritje para hyrjes së minierës.

 

Ismet Hajzeri, njëri nga minatorët e ngujuar tha: “I kanë pasë disa vështirësi të vogla, por minatorët janë mësuar me to, kështu që po vazhdojnë me dalë. Gjendja e minatorëve është e mirë”, tha Hajzeri.

 

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, tha se problemi ndodhi për shkak të teknologjisë së vjetruar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb