Deputeti Tomor Alizoti në emisionin “Open” në News24 tha se çdo protestë është e nevojshme në çdo demokraci, jo më në një vend si demokracia.

Duke komentuar protestën e deputetëve të opozitës para Parlamentit Europian, Alizoti tha se ky ishte një veprim simbolik për të treguar se opozita është thelbi i demokracisë.

“Kjo opozitë ka nevojë të protestojë jo për veten e saj, por për Shqipërinë”, tha Alizoti.

Ai tha se protesta ishte e mirëorganizuar, ne kemi diskutuar me europarlamentarët, por edhe kemi protestuar.

Po çfarë rezultatesh u arritën nga kjo protestë?

Alizoti tha se sot u informuan një pjesë e konsiderueshme e eurodeputetëve. “Pati sukses, por duhet vazhduar”, tha Alizoti në një lidhje me emisionin “Open” nga Strasburgu.

Ai pohoi se opozita ka marrë një mbështetje, takimet do të vazhdojnë. “Mendoj se do të kemi një suport nga Parlamenti Europian”, tha deputeti demokrat.

Alizoti tha se protesta bëhet për të gjithë opozitarët, përfshi edhe rrëmbimi i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Nuk u rrëmbye kështu Ramiz Alia që ishte përgjegjës për vrasjen e njerëzve në kufi, nuk u rrëmbye Aranit Çela”, tha Alizoti.

Deputeti tha se ka pasur biseda konfindenciale, shumë të rëndësishme, lidhur me atë që po ndodh në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb