TIRANE- Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi një ngjarje të regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur “Darëzezë-Hoxharë”, është kapur një mjet lundrues “Skaf”, me 2 shtetas italianë në bord:A.D., 64 vjeç, dhe F.M., 65 vjeç.

Sipas policisë së Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Skaf” me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.

Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare.

Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me intervistimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: