Janë dhënë verdiktet e katër nga tetë grupet e Champions League, verdikte që padyshim kanë në mesin e tyre dhe surpriza të forta.

Padyshim që të gjithë sytë ishin drejtuar në “San Siro”, aty ku Interi kërkonte me çdo kusht fitoren ndaj Barcelonës për të siguruar vendin e dytë dhe për të mos qenë i varur nga rezultati i takimit Borusia-Sllavia. Madje katalanasit u kishin dhënë zikaltërve një asist të jashtëzakonshëm, duke lënë në shtëpi Mesin, Piken, Ter Shtegenin dhe në stol Suarezin me shokë. Por dy prodhime të “kanterës” blaugrana, adoleshentët Perez dhe Fati, trondisin Interin dhe barazmin e përkohshëm të Lukakut. Dortmundi bën detyrën ndaj Sllavias, jo pa vështirësi, teksa ka triumfuar 2-1 me golat e Sanços dhe Brand, që kalojnë BVB-në në 1/8-at e Championsit dhe Interi në Europa League.

Në grupin G, dy emrat që kalonin më tej në Champions ishin vendosur dy javë më parë, ndërsa në Lion, francezët dhe Lajpcigu luanin për kreun e grupimit. Barazim 2-2, që mban të parin Lajpcigun dhe Lionin të dytin. Betejë për biletën për Europa League në Lisbonë, me Benfikën që mposht Zenitin 3-0 dhe merr vendin e tretë.

Tronditet Ajaksi! Valencia fiton në Amsterdam dhe e mbylli e para në grupin H me 11 pikë, por fitorja e Celsit 2-1 ndaj Lilën bën që Ajaksi të zbresi në vendin e dytë me spanjollët dhe londinezët që kalojnë si vend i parë dhe i dytë me nga 11 pikë, ndërsa holandezët me 10 pikë kalojnë në Europa League.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb