Barcelona është skuadra e fundit çerekfinaliste, e cila arrti të thyejë 5-1 Olimpikun e Lionit në sfidën e luajtur në “Camp Nou”. Të fundit katalanasit, pasi ndërhyrjet e VAR-it bënë që të “fluturonin” 10 minuta nga koha e rregullt, ndaj edhe sfida në Barcelonë përfundoi pas asaj në Mynih.

Rezultatin e çel Leo Mesi që ekzekuton penalltinë e dhënë nga Video Assitence Referee në të 18-ën, ndërsa në minutën e 31-të, Kutinjo shënon golin e dytë, duke e çuar Barcelonën në epërsi të dyfishtë në pushim.

Me fillimin e pjesës së dytë Lioni hidhet në sulm dhe në të 58-ën Tusar do të shkurtojë diferencën e golave, duke ndezur shpresat e francezëve për një kualfikim, por këto shpresa do t’i shuajë Leo Mesi, që në minutën e 78-të shënon golin e tretë për të tijtë.

Lioni tronditet dhe katalanasit përfitojnë ta kthejnë në festë, me Mesin që asiston Piken për golin e katërt, ndërsa në të 86-ën Dembele vulos përfundimisht rezultatin e takimit në 5-1, me Barcelonën që u bashkohet 7 çerekfinalisteve të tjera dhe që të premten pret shortin e gjysmëfinaleve.

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen; Sergi Roberto, Pike, Lenglet, Hordi Alba; Rakitiç, Buskets, Artur; Messi, Luis Suarez, Kutinjo.
Trajner: Valverde

Lioni (4-3-1-2): Lopes; Dybua, Denaje, Marselo, Mendi; Tuzar, Ndombele, Marcal; Fekir; Dembele, Depaj.
Trajner: Genesio.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: