LIGA E KAMPIONËVE- Pas ditës së djeshme ku nuk mungoi spektakli dhe golat, edhe sot në mbrëmje janë zhvilluar përballje tjera interesante, të vlefshme për Ligën e  kampionëve.

Në gjashtë takime për Ligën e Kampionëve ka patur raste, gola, lojë, gëzim, por edhe ngrirje buzëqeshjesh, pasi në fund vetëm një nga kundërshtarët ka marrë pikët e sfidës. Sakaq, skuadra spanjolle e Atletico Madrid ka mundur në shifra 2-1 skuadrën e Club Brugge, duke treguar se është ende kampionia në fuqi e Ligës së Europës.

Skuadra gjermane e Dortmund ka treguar forcën në transfertën e vështirë të Monacos. Gjermanët fituan në shifrat e pastra 2-0, ndërsa gëzimi nuk u fsheh për asnjë moment. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spaleti po vijon me ritme pozitive, pasi në përballjen  e vështirë në fushën e PSV-së, Interi ka fituar në shifrat 1-2. Barcelona e Lionel Mesit ka shënuar 4 gola në Angli ndaj Tottenham.

Spanjollët zhvilluan një ndeshje të luftuar, pasi edhe skuadra e “Suprs”-ve arrit të godasë dy herë portën e Ter Shtegen. Liverpul i Jurgen Klopp ka humbur minimalisht 1-0 në sfidën e sotme ndaj Napolit,  duke treguar një paqëndrueshmëri nga ndeshja e kaluar, të cilën e fitoi ndaj kampionëve të Francës, PSG-së. Në takimin e fundit, skuadra e Portos ka treguar se është “zonja” në fushën e vet, duke mundur në shifrat minimale 1-0 skuadrën e Gallatasarait.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb