Totenhemi dhe Borusia janë përballur mes tyre në sfidën e parë që vlen një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pjesa e parë është ndarë më rrjeta të paprekura dhe pa emocione të shumta në “Uembli”, por në pjesën e dytë të zotët e shtëpisë kanë shpërthyer duke siguruar praktikisht biletën e çmuar.

Totenhemi do të shënojë golin e parë në minutën e 47-të, duke finalizuar një aksion shumë të bukur nga e majta. Me rezultatin 1-0 për Totenhemin, Borusia nis të shohë përpara, por lë hapësira pas, që shfrytëzohen mjaft mirë nga vendësit.

Jan Vertonghen në të 83-ën dhe Fernando Jorente 3 minuta më pas, vulosn fitoren e pastër 3-0 të djemve të Poketinos, që shkojnë në Dortmund me një avantazh të çmuar.

Burki; Ashraf, Toprak, Zagadu, Dialo; Vitsel, Delanej; Puliscic, Dahud, Sanço; Gëce.

Trajner: Favre Loris; Orie, Alderveireld, Sançez, Fojth, Vertonghen; Uinks, Sisoko, Eriksern, Lukas Moura, Son Trajner: Poketino

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb