Mauricio Pochettino ishte dhe mbetet një opsion që pëlqehet shumë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” por as tekniku argjentinas e as drejtuesit e Juves nuk preferojnë të flasin mbi këtë temë, të dy palët marrin më shumë kohë: “Të mendosh në këto momente për gjëra personale është e pahijshme, është turp. Nuk jam kaq i rëndësishëm, ka gjëra më të mëdha që na presin. Jam i përqendruar 200% te finalja e Championsa League, pas finales ka kohë për të folur për këto gjëra, theksoi trajneri i Tottenham.

Pochettino
Pochettino

Më pak fjalë Pochiettino lë gjithçka të hapur, me të drejtë nuk preferon të flas në këto momente për merkaton. Përballë 200 gazetarëve, trajneri i “gjelave” ka dribluar çdo lloj pyetje mbi të ardhmen e tij, të shtunën në Madrid luan ndeshjen më të rëndësishme të karrierës: “Mund të shkruajmë historinë, historinë tonë, ti dhurojmë tifozëve tanë, familjeve tona lumturinë më të madhe të mundshme në botën e futbollit. Vetëm finalja e Kupës së Botës është më e rëndësishme”

Kane
Kane

Pas humbi çdo përballje kundër Liverpool në Premier League këtë sezon, Tottenham e sfidon në finalen e Champions League: “Nuk besoj se do të jetë një sfidë Klopp kundër Pochettinos apo një betejë taktike, mendoj se diferencën do ta bëjnë emocionet. Finalet nuk luhen duke kthyer kokën pas. Kane? Duhet edhe një javë që të luhet finalja, jam pozitiv për Kane”, u shpreh trajneri i Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb