Trajneri i Milanit, Fonseca e vlerësoi ndeshjen ndaj Slovan Bratislavës në Champions si mjaft të rëndësishme.

“Do të jetë një sfidë e rëndësishme, ne kemi shansin të fitojmë katër ndeshjet e mbetura. Kam luajtur këtu me Lille vitin e kaluar, e njoh mirë mjedisin e këtij stadiumi”.

Barazimit ndaj Juventusit: “Djemtë janë pozitivë për paraqitjen që është bërë, tjetër është mendimi i atyre jashtë dhe tjetër i yni. Bëmë gjëra të mira në fazën mbrojtëse. Nëse barazojmë kundër Juves, duket si një humbje, nëse të tjerët e bëjnë atë është një fitore”.

Skudeto-: “E di që është e vështirë për të tjerët ta besojnë, por unë vazhdoj ta bëj këtë. Tani, megjithatë, ne po mendojmë për Slovan. Ne luajmë çdo tri ditë dhe ekziston mundësia e rotacionit, por gjithmonë me synimin për të fituar. Pulisic është mirë dhe Abraham luan në vend të Moratas. Ne do të jemi sulmues”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb