Shkëndija e Tetovës e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e saj në këtë edicion të Chammpions League, teksa ka arritur të fitojë në Estoni, përballë rivalëve të Nome Kaljus. Skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani, e ka parë veten triumfuese falë penalltisë së kthyer në gol nga ylli i ekipit, Agim Ibraimi.

Kuqezinjtë e Tetovës e dominuan krejtësisht takimin, por mundën të shënonin vetëm në minutën e 81-të, kur Ibraimi shndërroi në gol një penallti. Me këtë rezultat, tetovarët shkojnë të qetë në sfidën e dytë, që do ta luajnë përballë publikut të tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb