Gola dhe emocione në të mërkurën e Champins League. Kampionët në fuqi të Liverpulit vijojnë ecurinë e mirë dhe marrin fitoren e dytë në tre ndeshje. Kësaj radhe “viktimë” e “Reds”-ave ishte Genku. Në Belgjikë, skuadra e Klopit fiton 4-1 me një dygolësh të Cambërlein dhe rrjetat e Salah dhe Mane. Në fund të takimit, Odej shënon golin e nderit për Genkun. Napoli vuan, por fiton në Salcburg. Austriakët janë të rrezikshëm me talentin e tyre 19-vjeçar, Erling Braut Haland, që shënoi 3 herë, por një gol iu anulua nga VAR-i. Të parët shënuan italianët me Mertes në të 11-ën, ndërsa Haland barazoi në të 40-ën me një penallti. Në pjesën e dytë sërish Mertens çon Napolin në avantazh në të 64-ën, por sërish Haland barazon 8 minuta më pas. Por gëzimi i vendësve nuk zgjat sepse në të 74-ën Insinje shënoi golin e fitores për Napolin, që e mban në krye të grupit E me 7 pikë, një më shumë se Liverpuli.

Sals Nap
Sals Nap

Interi këtë mbrëmje nuk zhgënjen dhe i bën mirë detyrat e shtëpisë përballë Borusias së Dortmundit. Skuadra e Kontes kaloi në epërsi që në minutën e 22-të, kur Lautaro Martinez iu vodh mirë mbrojtjes dhe shënoi mes këmbëve të Buerkit. Në pjesën e dytë, “El Toro” do të shpërdorojë një 11-metërsh që do të vriste takimin, përpara se Kandreva të fuste në kasafortë suksesin me golin e tij të minutës së 89-të. Në takimin tjetër të grupit F, Barcelona ka vuajtur në Pragë përballë Sllavias. Leo Mesi kaloi katalanasit në epërsi që në minutën e tretë, por vendësit reagojnë mirë dhe barazojnë me Boril në të 50-ën. Piter Olajinka del në skenë sërish në këtë mbrëmje, por në rolin negativ, pas autogoli i tij i minutës së 57-të u mjaftoi katalanasve të marrin në shtëpi fitoren dhe vendin e parë në grup me 7 pikë, 3 më shumë se Borusia dhe Inter që ndjekin me nga 4 pikë.

Slavia Barca
Slavia Barca

Në grupin G, përveç ndeshjes Lajpcig-Zenit, që u fitua 2-1 nga gjermanët, u zhvillua dhe përballja mes Benfikës dhe Lionit, me portugezët që arritën më në fund fitoren e parë në këtë grup. Dy gola në ekstremet e ndeshjes për skuadrën e Lisbonës, në minutën 4-ët me Silvën dhe të 86-ën me Picin, i dhanë suksesin portugezëve, që e bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Depajt. Ky ëstë grupi më i ekuilibruar pas 3 javëve, me Lajpcigun që kryeson në kuotën e 6 pikëve, i ndjekur nga Zeniti dhe Lioni me nga 4 pikë dhe Benfika e fundit me 3.

Ben Lion
Ben Lion

Në grupin H, barazimi mes Lilës dhe Valencias ka bërë që Ajaksi dhe çelsi të mbeten në krye me nga 6 pikë, ndërsa spanjollët të jenë të tretët në grupin H me 4 pikë. Francezët e Lilës morën pikën e parë në grup, ndërsa skuadra e Valencias pa t’i ikte nga duart fitorja në limitet e takimit.

Lil Val
Lil Val

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb