Është dita e së vërtetës. Monaco e Juventus përballen me njëra tjetrën për të përcaktuar se kush do të kalojë më tej në gjysmëfinalet e Champions League. Juve-s i mungon një vend i tillë në Champions që nga vitit i largët 2003 kurë mposhti Real Madrid për të humbur më pas në finalen e Manchester-it kundër Milan-it. Në stadiumin “Luigji i 2” skuadra e drejtuar nga Allegri duhet minimalisht të mbrojë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë. Për teknikun Italian ka shumë pak dyshime për formacionin që do hedhin ë fushe në një kohë që është rikuperuar edhe Arturo Vidal. Pritet që Allegri ta nisi takimin me këto 11 lojtarë:
Juventus (3-5-2): 1 Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Lichtsteiner, Vidal, Pirlo, Marchisio, Evra; Morata, Tevez.
Monaco pasi erdhi deri në këtë pikë, një surprizë e Champions League, nuk ka çfarë të humbasë. Francezët do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushe për të arritur një përmbysje e cila do ishte më shumë se një mrekulli. Trajneri Jardim pritet ta nisë këtë sfide më këtë formacion:
Monaco (4-2-3-1): Subasic; Fabinho, Raggi, Abdennour, Kurzaëa; Moutinho, Toulalan; Bernardo Silva, Kondogbia, Ferreira-Carrasco; Martial.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb