Ndeshja e parë e vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League, që e sheh Partizanin të udhëtojë në Baku të Azerbajxhanit, ku do të ndeshet me kampionët në fuqi të Karabagut, ka pësuar një ndryshim në axhendë. Klubi azer ka njoftuar se sfida e programuar më 16 korrik, nuk do të luhet në impiantin kryesor të kryeqytetit, ”Tofiq Bahramov”.

Stadimi me një kapacitet prej 31.200 vendesh nuk do të shfrytëzohet nga Karabagu për këtë përballje, që ka zgjedhur ta transferojë sfidën në një impiant më të vogël, por krejtësisht modern, siç është “Dalga Arena”, që ka një kapacitet prej 6500 vendesh dhe ku luan sfidat e saj si pritëse skuadra e Ravan Bakusë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb