Në Champions League luhet një tjetër muzikë, të flasësh për favoritë nuk është e lehtë, këtë e vërtetoi edhe një herë Porto, me portugezët që thyen Arsenal 1-0 duke hedhur një hap të rëndësishëm përpara.

Në “Do Dragao” ekipi i Artetas kishte kontrollin e lojës, 62% mbajtja e topit, por nuk goditën asnjë herë kuadratin. Saka dhe Martienli ishin shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit, me Arsenal që më shumë qarkulloi topin në mesfushë. Rastin më të rrezikshëm në pjesën e parë e kishte me Porto, me Galeno që në minutën e 21-të goditi shtyllën ndërsa më pas me portën e boshatisur dërgoi topin jashtë.

Arteta
Arteta

Në pjesën e dytë, Arteta luajti kartën Jorginho, ndërsa Conceicao bëri katër zëvendësime, por asnjë nga këto lëvizje nuk pati impakt në fushë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 94-të, ku Galeno me një ekzekutim fantastik dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Porto-s një avantazh të rëndësishëm për sfidën e kthimit. Faza e 1/8 në Champions mbetet një tabu e madhe për Arsenal, në 7 raste që kanë arritur në këtë pikë, në 6 prej tyre janë eliminuar.

Galeni
Galeni

“Zhvilluam një ndeshje të bukur në nivel strategjik dhe organizativ. Sfida e kthimit tani është një tjetër histori, si për ne ashtu edhe për Arsenal. Tani të mendojmë për kampionatin”, u shpreh trajneri i Portos pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: