Dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme kanë dhuruar dy suksese për Lajpcigun, që në shtëpi ka thyer Zenitin e Shën Pjetërburgut, dhe çelsin, që ka befasuar në transfertë Ajaksin e Amsterdamit.

Në takimin e luajtur në “Red Bull Arena”, Lapcingu ka fituar me përmbysje ndaj Zenitit në një takim që ka dhuruar emocione dhe në fund ka shpërblyer me tre pikë të zotët e shtëpisë, që ngjiten në krye të grupit me 6 pikë në pritje të takimit Benfika Lion. Rakitcki shënoi për rusët në minutën e 25-të, por në fraksionin e dytë Laimer në të 49-tën dhe Zabitzer në të 59-ën, i dhuruan fitoren Lajpcigut.

Ndërkohë në Amsterdam, Çelsi ka fituar ndaj Ajaksit, duke bërë që të dyja skuadrat të kryesojnë me nga 6 pikë në grupin H. Golin e fitores e realizoi Batshuaji në minutën e 86-të, duke i dhënë buzëqeshjen Frenki Lampardatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb