Sezoni 2018-19 i Ligës së Kampioneve  përfundoi me fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit , në një finale që nuk dhuroi shumë emocione. Golashënuesi më i mirë i kompeticionit ishte Lionel Messi.  Fenomeni i Barcelonës shënoi 12 gola, por që nuk nuk i shërbyen ekipit të tij për të arritur në finale në Madrid pas atij eleminimi poshtërues nga Liverpool.

Pas tij, renditet Robert Lewandowski, autor i 8 golave, ndërsa Tadiç, Cristiano Ronaldo, Marega dhe Aguero e mbyllën podiumin me 6 gola.

Renditja:

Messi 12
Lewandowski 8
Tadiç 6
Ronaldo 6

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb