UEFA i jep rëndësinë e duhur sfidës së kthimit për kualifikueset e Champions League, në sfidën mes Egnatias dhe boshnjakëve të Borac Banja. Do të jetë gjyqtari italian i mirënjohur, Fabio Maresca ai që do të vendosje drejtësi në sfidën e kthimit, aty ku kampionët e Egnatias do të kërkojnë të përmbysin shifrat e ndeshjes së parë, ku boshnjakët i’a dolën të fitonin 1-0.