TIRANË– Skuadra e Bayern Mynih ka shkatërruar 7-0 Shakhtar Donetskun duke u kualifikuar në çerek-finale të Ligës së Kampioneve.
Gjithçka filloi keq për Shakhtarin kur mbrojtësi Olexandr Kucher u përjashtua nga loja për shkak të ndërhyrjes nga prapa ndaj Mario Gotze, brenda zonës së rreptësisë. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Thomas Muller(4’).
Skuadra e Pep Guardiola e shfrytëzoi mirë epërsinë e lojtarëve në fushë dhe filloi të luajë vetëm në gjysëm-fushën e Shakhtarit, ku edhe arritën golin e dytë në minutën e 34-të përmes Jerome Boateng.
Edhe pse patën edhe raste të tjera, bavarezët nuk arritën të tundin më rrjetën e Shakhtarit dhe kështu shkuan në pushim me një epërsi solide prej 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Bayerni shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe golashënues ishte Franck Ribery, i cili pas një kombinimi të mirë me David Alaban, u fut në brendësi të zonës së Shakhtarit dhe e mposhti portierin me lehtësi(48’).
Tre minuta më vonë, Thomas Muller shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayernin (52’).
Seria e golave vazhdoi edhe më tej kur Holger Badstuber shënoi golin e pestë për Bavarezët në minutën e 63-të.
Në minutën e 75-të, Bastian Schëeinsteiger dërgoi një pasim milimetrik te Robert Leëandoëski, i cili shënoi bukur për golin e gjashtë të skuadrës.
Ndërsa, për ta barazuar rekordin e fitores më të thellë në Ligën e Kampionëve, u përkujdes Mario Gotze që shënoi një gol spektakolar në minutën e 87-të.
Ndërsa në takimin e Londrës, PSG eleminoi Çelsin pas barazimit 2-2. Eleminimi i anglezëve ka ardhur në kohën shtesë pasi 90 minutëshi përfundoi 1-1, po aq sa takimi që u luajt në Paris dy javë më parë.
Kampionët francezë e filluan më mirë takimin me dy aksione të rrezikshme që nuk dhanë rezultat. Parisienët bënë paraqitje më të mirë minutat e para duke krijuar aksione dhe duke zhvilluar lojë sulmuese, duke qenë se ata duhej të shënon.
Ekipi vendas priste gabimet e kundërshtarit dhe sa herë e merrte topin, prodhonte rrezik.
Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte përjashtimi i Zlatan Ibrahimovic me karton të kuq. Suedezi dhe Oscar u përplasën për top, por ndërhyrja e Ibras ishte paksa e ashpër.
Në gjysmën e dytë, një moment rrëmuje në zonën e francezëve e shfrytëzuan lojtarët vendas, të cilët kaluan në epërsi me anë të Gary Cahill (81’).
Mirëpo, reagimi i ekipit francez ishte shumë i shpejtë. Lavezzi harkoi dhe David Luiz i shënoi me kokë ish skuadrës së tij (86’).
Në kohën shtesë ishte belgu Eden Hazard ai që kaloi në avantazh ‘blutë’ e Mourinjos, pas një 11 metërshi të dhënë nga arbitri holandez Kuipers, pas një prekje me dorë të brazilianit Tiago Silva.
Më pas, po Tiago Silva shënoi një gol të bukur me kokë për PSG, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtjes angleze, pas një goditjeje këndi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: