Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e radhës në Champions League. Atalanta dhe Arsenal barazuan pa gola, në ndeshjen e luajtur në Bergamo.

Barcelona pësoi disfatë 2-1 nga Monaco. Garcia mori karton të kuq në minutën e 11-të, duke komplikuar llogaritë për katalanasit. Achliouche realizoi për vendasit nga Principata, ndërsa u kundërpërgjigj Yamal. Goli i Ilenikhena i dhuroi fitoren Monacos në fillimin e pjesës së dytë.

Atletico Madrid triumfoi 2-1 ndaj Leipzig falë Griezmman dhe Gimenez, duke bërë të pavlefshëm golin e sllovenit Sesko. Takimi tjetër, Brest-Sturm Graz u mbyll 2-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb