E mërkura kompleton fazën gjysmëfinale të Champions League. Bayern dhe Barcelona janë dy skuadrat favoritë për t’iu bashkuar Realit dhe Man.City, por kujdes nga surprizat. Barcelona udhëton për në “Vincente Calderon” me një avantazh të lehtë pasi fitojë në sfidën e parë (2-1) por Atletico i ka kartat e duhura për të kaluar më tej, e ka bërë diçka të tillë edhe më herët.

Atletico Madrid është skuadra e fundit që ka eliminuar Barcelonën në një faze me eliminim të drejtë për drejtë në Champions League (sezoni 2013-14). Dy skuadrat vijnë në këtë betejë në situata të ndryshme. Barcelona po kalon një moment negativ, ka pësuar dy humbje radhazi në kampionat, ndërsa Atletiko vjen pas dy fitoreve. Skuadra e Simeones sot është e detyruar të fitojë, lajmi i mirë është se i mjafton edhe një fitore minimale (1-0). Barcelonës i mjafton dhe një barazim por vështire të imagjinosh se katalanasit do të luajnë në mbrojtje.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb