Juventus pret sonte Lyon në sfidën që pretendon të konfirmohet si lideri i grupit. Pavarësisht kësaj kjo është edhe një sfidë jubilare për kapitenin e “bardhezinjve” Buffon.

38-vjeçari kërkon që të vendosë një rekord personal në këtë kompeticion. Në rast se do ta startojë sfidën nga minuta e parë, gjë që ka shumë mundësi të ndodh, do të rregjistrojë sfidën e 100-të me skuadrën e Juventus në Uefa Champions League.

Italiani është lojtari i 29-të që arrin një shifër të tillë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Buffon (2)
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: