Nis sot zyrtarisht faza me eliminim në Ligën e Kampioneve, që është dhe pjesa më e nxehtë e veprimtarisë më të rëndësishme europiane për klube.

Përpara ndeshjeve do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të Emiliano Salas, lojtarit argjentinas që mbeti i vdekur pas një aksidenti ajror së bashku me pilotin David Iboston.

Lajmin e ka zyrtarizuar UEFA nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Ndër të tjera, klubet si në Champions, ashtu dhe në Europa League, do të luajnë me shiritin e zi në krah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb